×
  • Show Time
  • Show Time

    Kuzhinierit të famshëm Nusret Gökçe i mbyllet restoranti pasi nuk respektoi masat e Covid-19

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 16:13

    Nusret Gokçe është një nga kuzhinierët më të famshëm në botë me një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et.


    Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 30 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai e ‘trajton’ mishin.

    Së fundmi, ai hapi edhe një restorant në Boston, pas atyre në Dubai, Turqi, apo edhe vende të tjera të botës.

    Mirëpo pak ditë pas hapjes, restoranti i njohur është mbyllur dhe kjo për shkak të koronavirusit. Mediat amerikane raportojnë se stafi i Nusr-Et nuk ka zbatuar masat anti-Covid.

    Inspektorët që vizituan restorantin gjetën shkelje duke përfshirë mos-mbajtjen e maskave nga stafi, apo edhe mosrespektimin e distancës fizike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!