×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana po e vuan ndarjen nga Mozzik: Krejt senet m’kujtohen që me ty i kom kalu

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 19:18

    Pas shumë vitesh lidhjeje, dhe madje një vajze të vogël tashmë, ditën e sotme Loredana Zefi konfirmoi ndarjen nga Mozzik.


    Në Instagram reperja bëri të ditur se ajo dhe Mozzik po bëjnë një pauzë, e mbase në të ardhmen do të bëhen sërish bashkë. Madje ajo njoftoi se koncertet në vitin 2020 të cilat ishin bashkë me Mozzik ajo do t’i realizojë e vetme.

    “Ne të dy vendosëm të bënim një pushim, si në biznes poashtu edhe në jetën privat. Për mua, kjo aktualisht do të thotë ndryshime të mëdha në familjen dhe biznesin tim. Për shkak të ngjarjeve të fundit në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur që unë do të jem e vetme në turin “BONNIE & CLYDE 2020. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen përsëri për të gjetur njëri-tjetrin. Tani e tutje, unë e çoj bukën vetëm në shtëpi dhe kjo është arsyeja pse unë do të punoj edhe më shumë. Mund t’ju premtoj se do të bëj maksimumin në turne. Tani e tutje, jam një nënë beqare, e cila vetëm më bën më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana dhe ju fansa. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkroi Loredana.

    Ndërsa reagimi i Mozzik ishte mjaft i prerë ku shkroi: Zoti i din të gjitha!Mirëpo, pasi dha lajmin për ndarjen nga Mozzik, reperja ka publikuar video ku shihet duke kënduar njërën nga këngët e Kidës.

    “Krejt senet m’kujtohen që me ty i kom kalu, prej mendjes smuj me të hek une ty, smundem me të harru. Për ty, për ty jom tu mendu”, është pjesa e tekstit të cilën Loredana po e këndon me plot ndjenjë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!