×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana Zefi rikthehet me ndryshim drastik, bëhet zeshkane

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 23:18

    Artistja e njohur Loredana Zefi është rikthyer pas një kohe në rrjetet sociale.


    Ajo u largua për pak kohë nga Instagrami dhe ditën e sotme (e hënë) u rikthye me postime të reja.

    24 vjeçarja njoftoi për albumin e ri dhe zbuloi se flet për muajt e fundit të jetës së saj.

     

    “Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time. #Medusa”, shtoi ajo në videon e ndarë me fansat.

    Krijuesja e shumë hiteve njëherësh bëri një transformim të madh në dukje, duke u kthyer në një zeshkane të theksuar.

    “Sot 23:59”, vazhdoi ajo referuar këngës së re në imazhet e reja – ku shfaqet e veshur tërësisht në të zeza dhe me flokë të tillë.

     

     

    View this post on Instagram

     

    Heute 23:59!!!!!

    A post shared by Loredana (@loredana) on

    Reperja ndërkohë pranoi reagime të shumta në gjuhën gjermane, marrë parasysh se jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!