×
  • Show Time
  • Show Time

    Melania Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë me një veshje 100 mijë dollarë

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 8:29

    Harrojeni Melania Trumpin e trishtuar dhe me vështrimin e akullt. Kur mbërriti katër vjet më parë në Shtëpinë e Bardhë, dukej sikur ishte “harruar” nga bashkëshorti teksa ngjiste shkallët për të përshëndetur Obamën.


    Tani, atë vend, Melania e la duke buzëqeshur.

    E veshur kokë e këmbë me te zeza, ish Zonja e Parë u largua nga skena me një veshje që mund t`i ngjasonte vërtet asaj të një funerali, por ishte tejet e kushtueshme.

    Kombinimi shik, i stilit francez, bëri që të gjithë të kthenin kokat: zonja Trump mbante Chanel, Christian Loubutin dhe Hermes.

    E gjithë veshja, kostumi, canta dhe aksesorët llogariten së bashku në 100 mijë dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!