×
  • Show Time
  • Show Time

    Menaxheri i Azet varroset nesër në Stamboll, vdiq të shtunën në Kosovë

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 17:19

    Sefa Kaya, viktima e vetëasidentit me fatalitet që ndodhi në orët e hershme të mëngjedit të së shtunës do të varrohet nesër në Stamboll.


    Kjo u bë e ditur nga këngëtari kosovar, Azet, i cili tashmë të ndjerin e kishte menaxher. Ai tregoj se ceremonia mortore për Sefan do të mbahet nesër më 25 korrik në qytetin e Stambollit mes familjarëve e miqëve të tij dhe jo vetëm.

    Kujtojmë se vetëaksidenti me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër KFC-së.

    “Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës A.J mashkull, 34 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e trafikut janë duke u marrë me rastin”, kishte njoftuar Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!