×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk po duroj dot më, do bëj gati valixhet”, Çfarë ndodhi mes Keisit dhe Lorencit?

    Reporteri
    26 Mars 2023 | 16:06

    Pas spektaklit të mbrëmshëm Kejsi ka shpërthyer në lot dhe ka qenë Luizi ai që i ka qendruar pranë duke i thënë se e ka si motrën e tij e do ta mbrojë, gjithashtu e ka pyetur pse nuk i ka treguar pasi ai mund ta ndihmonte.

    Kejsi ka mohuar lidhjen me Lorencin duke thënë se nuk ka qenë e lidhur me të, dhe se nuk e ka pritur që ai të tregojë. Pas kësaj, ajo pati një sqarim dhe me Lorencin.

    Lorenci: Për Zotin nuk kam ditur si ta them, nuk dua të justifikohem, por jam shprehur vetëm nga ajo pjesa e ngacmimeve që kemi patur. Nuk doja që të penalizoheshe ti apo unë, të thonin që po të jap informacione.

    Keisi: Nuk ka patur asnjë lloj mesazhi. Po sa herë jam munduar të të them kujdes! Duke qenë se ne kemi konfidenca, njerëzit nuk e kuptojnë. Disa gjëra mendohen para se të fliten. Pse të kam kthyer përgjigje “po Lori po”, që të mos flasësh më pra, nuk ke pse.

    Lorenci: Kam qenë gati të marr valixhet të dal jashtë, nuk po duroj dot më.

    Keisi: Po çfarë zgjidhe po dole?

    Lorenci: Nuk kam nevojë për atë vëmendje fare. Më mirë krijoj një lidhje nga fillimi, nuk kam pse luaj në këtë mënyrë. Ajo e ditëve të para, presioni, futesh në dhomë të rrëfimit, ti e di si është aty. Ma bë hallall, më fal, e di që s’mjafton vetëm të të them më fal por…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!