Pas ‘gënjeshtrës’ nga Loredana dhe Mozzik, kjo është e vërteta që fshihet pas fotos

Loredana dhe Mozzik, nëpërmjet postimeve të tyre të fundit, lanë të kuptohej se ishin bërë prindër për herë të dytë. Lajmi qarkulloi me shpejtësi në mediat shqiptare mbrëmjen e djeshme.


Fotoja e Loredanës, me një fëmijë në krahë dhe përshkrimi i fotos me emoji-n ku dallohen dy fëmijë, e më pas postimi i Mozzik-ut, duket se bënë një ngatërresë të madhe.

E gjithë kjo ngatërresë, ishte çelësi i vëmendjes drejt bashkëpunimit të tyre më të ri muzikor. Burime nga “Prive” kanë mësuar se këto foto janë realizuar nga xhirimet e videoklipit të ri, që do ta rikthejë çiftin përmes një dueti. Tema e këtij projekti muzikor do të jetë familja dhe për këtë arsye do të ilustrohet rrugëtimi i krijimit të saj.

Pra shumë shpejt do të kemi këngën e re nga Loredana dhe Mozzik. Ende nuk dihet nëse ata e vazhdojnë ose jo marrëdhënien e tyre, edhe pse shpeshherë i shohim bashkë në udhëtime të ndryshme, ku sigurisht nuk mungon dhe vogëlushja tyre Hana.