×
  • Show Time
  • Show Time

    “Pasha krytë e mamit dal me ty javën tjetër..”, deklarata mashtruese e Beatrix Ramosajt ndaj Dj Dagz-it

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 13:10

    Mbrëmë banori i dytë i eleminuar ishte Dj Dagz, i cili pas një zingjiri të nisur nga Beatrix Ramosaj në dyshen e fundit ngeli me të dashurën e tij Einxhel Shkira.

    Nga një televotim që u hap për pak minuta, Dj Dagz ishte më pak i votuar, kështu banori nga Kosova la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, pas daljes, tani në internet po qarkullon video e Beatrix Ramosaj, e cila thoshte që po u largua Dagz do ta bënte dhe ajo një gjë të tillë, derisa për këtë deklaratë ajo pati debatuar edhe me Donaldin, të dashurin e saj.

    “Pasha krytë e mamit dal me ty javën tjetër, pasha qit’ natë”, tha Beatrixa e cila jo vetëm nuk e shpëtoi Dagzin në zingjirin e nisur nga ajo, por edhe nuk i qëndroi prapa kësaj deklarate.

    Theksojmë se të nominuarit e kësaj jave janë Beatrixa, Einxhel dhe Donald, nominim ky si pasojë e hapjes së kutisë së Pandorës nga banori i ri, Arbëri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!