×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet video e sherrit në “Për’puthen”, përjashtohen dy konkurrentë

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 10:21

    Mbrëmë nga emisioni i “Për’puthen” u përjashtuan Hysen Ramaj dhe Bajo. Hyseni ose i njohur ndryshe Bushi ka pasur një konfrontim fizik me Brunon.

    Shkak është bërë një fjalë e Brunos, ku sipas Hysenit ky i tha “E dimë shumë mirë se ç’bën ti për kamera”.

    Bruno mohon që e ka thënë këtë gjë dhe kërkoi të hapeshin kamerat. Ndërkohë Hyseni i kërkoi falje publikut dhe produksionit, por jo Brunos pasi sipas tij ai mohon fjalët që ka thënë dhe nuk e meriton atë falje.

    Hyseni tregoi se i kishte vënë kusht autores, Olsa Muhametit, që ose ai ose Bruno duhet të qëndronin në program. Olsa nuk e kishte pranuar këtë lloj kushti dhe i kishte thënë të largohej.Hyseni dhe vetë kishte marrë vendimin të largohej, por dhe vendimi i produksionit ishte përjashtimi i tij.

    Bruno gjatë gjithë kohës ishte shumë i qetë, pavarësisht se Hyseni e kishte ofenduar dhe nga familja.

    Pjesë e gjithë kësaj u bë dhe Bajo, i cili tha se Hyseni e kishte provokuar gjatë javës, por edhe u nxeh kur ai i përmendi familjen Brunos, të cilin e ka shok dhe e mbrojti. Por, që në fund edhe ai u përjashtua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!