×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperi 50 Cent bën shqiponjën me duar në Gjenevë

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 21:32

    Një nga artistët më të suksesshëm në botë, 50 Cent, numëron hite të shumta dhe prej vitesh konsiderohet ikonë e Hip-Hop-it botëror, teksa ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare.

    Curtis James Jackson III, i cili është emri i vërtetë i artistit 50 Cent, ka mbajtur një koncert në qytetin e Zvicrës, Gjenevë.

    Pasi përformoi hitet e tij të cilat që në momentin që i ka lancuar janë pritur mjaft mirë nga audienca në mbarë botën, 50 Cent në mbyllje të koncertit ka përshëndetur pjesëmarrësit duke bërë shqiponjën dykrenare me duar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!