×
  • Show Time
  • Show Time

    Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike 2021”

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 11:30

    Fillojnë netët finale të festivalit “Kënga Magjike”.


    Të mërkurën fillojnë netët gjysmëfinale të edicionit të 22-të të festivalit “Kënga Magjike 2021”, shkruan lajmi.net.

    Këtë vit, bashkë me producentin Ardit Gjebrea, festivali do të drejtohet edhe nga këngëtarja Marsela Çibukaj.

    Nata e dytë gjysmëfinale mbahet nesër (27 maj), kurse finalja e madhe do të mbahet më 29 maj.

    Edhe këtë vit, gara mes artistëve është mjaft e ngushtë, ndërsa skenës i janë rikthyer edhe disa emra të njohur siç janë: Flori Mumajesi, Soni Malaj, Fifi, e të tjerë.

    Pjesë e jurisë, këtë vit janë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

    Kujtojmë se fituese e “Kënga Magjike 2019” ishte Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”, ndërsa vitin e kaluar festivali nuk është realizuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!