×
  • Show Time
  • Show Time

    Sot performonë Shqipëria në gjysëmfinalen e dytë të ‘Eurovisionit’

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 11:27

    Pas anulimit të ‘Eurovision 2020’ për shkak të masave të koronavirusit, festa më e madhe muzikore në Evropë këtë vit po mbahet nga 18 deri në 22 maj në Roterdam të Holandës.


    Mes 41 vendeve pjesëmarrëse në ‘Eurovision’, Shqipëria po përfaqësohet nga Anxhela Peristeri me këngën ‘Karma’ e shkruar nga Olti Curri dhe me muzikë të Kledi Bahitit.

    Me valixhe, flamurin shqiptar në dorë dhe bluzën “Karma”, këngëtarja Anxhela Peristeri e cila përfaqëson vendin tonë në “Eurovision” u nis drejt Holandës, ku zhvillohet festivali muzikor.

    Pas natës së parë gjysmëfinale e cila u transmetua mbrëmë, sot po zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e cila do të transmetohet e regjistruar nesër.

    Në sallën ku zhvillohet festivali ndodhet korrespondentja e noa.al e cila po ndjek nga afër natën e dytë të festivalit ku debuton Anxhela Peristeri.

    Noa.al mëson se festivali po zhvillohet nën masa të larta sigurie dhe për pandeminë.

    Në sallë janë futur të gjithë ata që kanë blerë bileta, duke iu nënshtruar më.parë testit për Covid-19 që në hyrje. Në sallë të gjithë gjurmohen përmes një aplikacioni për të hetuar se cilët janë personat e kontaktit të të pranishmëve dhe në dalje pas përfundimit të spektaklit do të ketë sërish testim.

    Në këtë natë të dytë gjysmëfinale, Anxhela Peristeri do të performojë e renditur në vendin e 11.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!