×
  • Show Time
  • Show Time

    Tuna reagon për herë të parë pasi u mësua se është shtatëzënë

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 12:37

    Këngëtarja e njohur, Tuna, kohët e fundit ka marrë shumë vëmendje në shtypin rozë lidhur me jetën e saj private.


    Pas raportimeve se ajo dhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha, i kanë dhënë fund martesës së tyre, Tuna është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me djalin e saj Tianin, shkruan Reporteri.net.

    Emisioni ‘SHOW TIME’ merr vesh nga burime të afërta me këngëtaren, se ajo është shtatëzënë me fëmijën e saj të dytë.

    Por shkupjanja ka zgjedhur heshtjen dhe nuk është deklaruar lidhur me këto raportime dhe reagimi i saj i vetëm është një story në llogarinë e saj në Instagram ku shihet në pushime në Republikën Domenikane para një viti.

    ‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini shfaqet çdo të shtunë, prej orës 19:30.

    Emisioni ‘SHOW TIME’ raporton nga i njëjti burim, se Tuna shkoi në Amerikë pikërisht për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë dhe që ta bëj atje lindjen e fëmijës.

    Gjinia nuk dihet akoma, megjithatë Tuna pritjen e ëmbël po e shijon në kontinentin tjetër, derisa në Kosovë vazhdon të përflitet e komentohet ndarja e saj nga Patris Berisha, që njëherit është edhe martesa e dytë e shkatërruar e këngëtares së njohur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!