×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident mes një veture dhe motoçiklete, dy të lënduar

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 16:45

    Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.


    Nga të dhënat e para thuhet se në aksident janë përfshirë një makinë tip “BMW” dhe një motoçikletë ndërsa kjo e fundit për shkak të përplasjes është përmbysur.

    Drejtuesit e mjeteve raportohet se kanë marrë lëndime të vogla, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

    Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të motoçikletës nga drejtuesit i saj dhe në tentativë për të shmangur përplasjen, drejtuesi i mjetit “BMW” ka devijuar lëvizjen duke përplasur motorin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!