×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Alarmante: Rreth 100 mijë shoferë shqiptarë dyshohet se qarkullojnë në rrugë nën efektin e drogës

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 17:48

    Të udhëtosh me automjet në autostradës Tiranë-Durrës, është një sfidë më vete dhe e rrezikshme. Si ky drejtues mjeti ka me qindra… që ndryshojnë korsinë e lëvizjes pa ndezur më parë sinjalin. Shpejtësia tej normave e lëvizjes është një tjetër faktor që ka rënduar bilancin e viktimave nga aksidentet rrugore.


    Gjatë muajve, Shtator-Tetor humbën jetën më shumë se 40 persona në të gjithë vendin. Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe, thekson se kohët e fundit aksidentet janë shënuar në mënyrë të çuditshme, pasi drejtuesit e automjeteve kanë rezultuar nën e efektin lëndëve narkotike.

    Ngasja në mënyrë agresive është një tjetër arsye për rritjen e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore. Policia duhet t’i analizojnë rastet e aksidenteve fatale dhe më pas të ndërhyjë për të pozicionuar efektivë të saj në vendet e konsiderura si “njolla të zeza”.

    Vetëm gjatë fundjavës së shkuar u gjobitën nga Policia Rrugore më shumë se 4600 drejtues mjetesh dhe 31 prej tyre u arrestuan, pasi udhëtonin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi mbi 170 km/h.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!