×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Baltë e gropa me ujë në Tiranë, banorët: Bashkia nuk mbajti premtimin

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 15:28

    Pak orë shi kanë rikthyer problemet në rrugët e Tiranës. Gropat e mbushura me ujë dhe balta janë kryefjala e banorëve që akuzojnë Bashkinë se u ka premtuar investime por se nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë.


    Reshjet e shiut që përfshinë vendin tonë këtë të enjte kanë vështirësuar situatën e rrugëve në kryeqytet.

    Kjo është rruga “Joklin Persi” ku kalimi në ditë me shi është tejet i vështirë.

    Qytetarët shprehen se u është premtuar në kohë fushate, por nuk është vënë dorë.

    “Për votime vijnë dhe bëjnë premtime, por rrugë nuk ka. Ka 7-8 kështu”.

    “Rrugët janë skandal, të marrin masa”.

    “Kryetari i bashkisë nuk po bën asgjë, ta bëjë rrugën se për atë punë është”.

    Drejtuesit e mjeteve kërkojnë marrjen e masave pasi kalimi me makina po u shkatërron mjetet e tyre.

    “Me makinë është dy herë më vështirë se ka kosto makina. Mbase bëhet po i erdhi mendja lali Erit. Qendra u intereson se atje është metri katrorë me 3000 euro. Ne jemi dele këtej, nuk jemi popull”.

    Mjafton vetëm pak shi që Tiranës ti ulet ndotja, por i rikthehet balta.

    Ndërsa drejtuesit e Bashkisë së kryeqytetit vazhdojnë ende të rrinë në heshtje, apo të hedhin në rrjete sociale momente festive të regjistruara me kamera të posaçme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!