×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bledi Çuçi ‘largohet’ nga posti i Ministrit të Brendshëm

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 13:33

    Besfort Lamallari ka marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme deri në datën 30 prill, bazuar kjo në një urdhër të ministrit të Brendshëm; Bledi Çuçi.


    Urdhëri përcakton si periudhë kohore 25 mars-30 prill, kohë kur Ministria e Brendshme, do të drejtohet nga zv.ministri Llamallari. Duket se ky urdhër ka lidhje me fushatën zgjedhore, ndërsa Bledi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.

    Duket se kjo është arsyeja që Çuçi i ka kaluar kompetencat e drejtimit të Ministrisë së Brendshme zv.ministrit i cili bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!