Grabitja në Rinas, kërkohet edhe një kosovar si i përfshirë

Edhe një kosovar dyshohet se u përfshi në grabitjen në Rinas. Shqipëria kërkon ndihmë nga Kosova.


Kanë kaluar dy javë prej grabitjes në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri.

Për këtë vepër janë arrestuar tashmë disa persona. Megjithatë në kërkim janë edhe disa persona tjera që dyshohet të jenë përfshirë në këtë grabitje.

Të paktën edhe dy persona po kërkohen nga autoritetet shtetërore.

Ani pse emrat e tyre nuk janë bërë publik, T7 merr vesh se dyshohet se një nga personat në kërkim është një qytetar i Gjakovës. I njëjti po kërkohet për shkak të pjesëmarrjes në grabitjen e armatosur.

Mësohet se Policia Shqiptare ka kërkuar që ky person të kapet.