×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Historia e gruas që shpëtoi në Thumanë, u largua nga pallati pas tërmetit të 21 shtatorit

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 9:07

    Kjo grua e moshuar, banore e Thumanës, është e vetmja që u largua nga pallati pas tërmetit të 21 shatorit. Ajo braktisi apartamentin dhe bleu shtëpi private.


    “Unë kam pas banuar në pallat atje ku u bë ajo tragjedia e madhe. Kur ra tërmeti i parë erdhi djali nga Italia dhe bleu këtë shpinë private, 25 milion lekë. Tani u shemb edhe kjo nga tërmeti, por të paktën jetën ma shpëtoi djali”, tregon gruaja e moshuar.

    Familjet e tjera nuk e kishin mundësinë ekonomike dhe nuk mundën të lëvizin nga ai pallat.

    Disa nuk kishin mundësi ekonomike dhe disa nuk e morën seriozisht tërmetin.

    Përgjegjësia e gjitha bie mbi shtetin. Derisa grupet e vlerësimit kishin ardhur dhe pallatet u shpallën të pabanueshme banorët nuk duheshin lejuar të rrinin më aty.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!