Ish-të përndjekurit djegin fotot e Ramës e Ruçit në shenjë proteste

Një grup ish-të përndjekurish politikë kanë protestuar sot para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa kanë parashtruar një sërë kërkesash.


Në shenjë protestë, ish-të përndjekurit kanë djegur disa foto, ku mes tyre janë figura të njohura, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Ilir Rusmajli, Fatmir Xhafaj, Arben Kraja (prokuror), Spartak Braho, dhe Nexhmije dhe Enver Hoxha.

Të pyetur lidhur me vdekjen e Nexhmije Hoxhës, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, ata u shprehën se: “Jeta është në dorë të zotit. Por e keqja është se ka lënë qindra persekutorë, të cilët sot janë në kupolën qeverisëse dhe mbajnë diktaturën në këmbë. Një diktaturën moderne”.