×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Molotov në protestën e 25 majit – kështu përgjigjet Basha

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 22:04

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se opozita nuk ka bërë thirrje kurrë për akte dhune.


    “Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, i vëllezërve motrat 3 vjeçare të të cilëve i ka helmuar me gaz Edi Rama apo i fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se donte t’u grabiste shtëpitë, që t’u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësonte as banorët e ligjshëm”.

    “Këto janë vetëm 3 skandale. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet”.

    “Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre, si për protestën e 11 majit, ashtu edhe për protestën e 13 Majit. Jam i sigurt që këto do të tejkalohen si në masivitet, ashtu edhe në vendosmëri nga protesta e 25 majit”, tha Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!