×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Maminas, 7 familje të mbetur në qiell të hapur strehohen në tenda

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 19:45

    Familja e Gani Lebës në Karreç të Maminasit kanë mbetur në qiell të hapur. Banesa e tyre ka dalë jashtë funksioni për shkak të tërmetit.


    Siç mund të shikoni muret e brendshme janë çarë terësisht. Ata u vizituan nga Ministri Lleshaj.

    Për këtë familje dhe 6 të tjera në Maminas po vendosen tenda për të ndihmuar në lehtësimin e gjendjes, për të vijuar më tej me fazën e rehabilitimit.

    Edhe në Bodinak të Shijakut, tërmeti ka rënduar së tepërmi gjendjen e familjes së Ruzhdi Dedës.

    Familja me shumë halle dhe fëmijë u zhvendos për në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës si një masë paraprake për të përballuar emergjencën, ndërkohë që do të kërkohen të gjitha rrugët për një mbështetje më të thellë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!