“Në shtator do jetë gati”, Rama nxjerr videon nga stadiumi i Kukësit

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga punimet që po zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kukësit.


Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krahas videos së publikuar, Rama shprehet se puna po vijon me ritme të shpejta dhe se në shtator stadium pritet që të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit.

“Mirë mëngjes dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.