×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një i riinfektuar në Shqipëri, Shehu: Njoftim i papërgjegjshëm dhe unik në botë

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 20:19

    Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, deklaroi në “Ditari” në A2 se u befasua nga deklarata e sotme e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhej se një person në vendin tonë është infektuar për herë të dytë me koronavirus.


    “Nuk ka asnjë konfirmim ndërkombëtar zyrtar që të mbështesë idenë e riinfektimit të atyre që e kanë pasur më parë Covid-19. Ka pasur të tilla raste në Japoni dhe SHBA, por pas një hetimi të gjerë imunologjik dhe gjenetik u arrit në përfundimin se nuk ishte riinfektim, por mbeturina të virusit te këta persona. PCR-ja nuk identifikon virusin vetë, por ADN-në dhe proteinat e virusit. Ose kemi të bëjmë me gabime në ekzaminimin me PCR, ose pozitivitet fals, siç quhet. Kjo është e mundshme gjerësisht në vendin tonë, ku punohet vetëm me një laborator”, theksoi Shehu.

    “Njoftime të tilla janë të papërgjegjshme dhe unike në botë, sepse nëse vërtetohen këto gjëra, atëherë vihet në dyshim e gjithë strategjia botërore e luftës kundër virusit dhe puna që po bëhet për përgatitjen e vaksinës. Pra, unë do të kërkoja që Komiteti të argumentojë se si dolën në këtë përfundim, të lajmërojnë OBSH-në për këtë përfundim të frikshëm dhe të publikojnë këtë rast me dosjen e plotë në revistat shkencore”, shtoi Shehu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!