×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagosi me armë të riun, policia në kërkim të 43-vjeçarit

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 19:00

    Policia e Kuçovës është vënë në kërkim të një 43-vjeçari, pasi plagosi me armë një tjetër person.


    Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:45 në fshatin Fermë Partizani, Kuçovë.

    Pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.P, 43 vjeç, banues në Kuçovë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin D.B, 32 vjeç.

    I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!