×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Politikani shqiptar i reagon Ilir Metës për deklaratën rreth fëmijëve të Adem Jasharit

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 11:32

    Presidenti Ilir Meta lëshoi mbrëmë një deklaratë të bujshme duke u shprehur se për të mbrojtur Shqipërinë mund të shuhen edhe fëmijët e tij, duke hequr një paralele me familjen e dëshmorit Adem Jasharit, heroit kombëtar të UÇK-së.


    “Ka dy institucione qe nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë,“-tha Meta në ‘One TV’.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Kreshnik Spahiu i cili ka nxjerrë një foto krahasuese me fëmijëve të familjes së dëshmorit Adem Jashari dhe fëmijëve të tij me atë të presidentit Meta.

    Në foton e postimit shkruhet fëmijët e Adem Jasharit përpara se të vriteshin duke mbrojtur atdheun, e poshtë saj fotoja e familjes së presidentit me titullin: Fëmijët e Ilir Metës përpara nisjes për të jetuar në vilën e Londrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!