×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama për mos heqjen e orës policore: Nuk duhet të biem në kurthin e euforisë

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 20:17

    Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj zërave që kërkojnë heqjen totale të orës policore, duke e krahasuar vendin tonë me shtete të tjera të cilat nuk aplikojnë orë policore.


    Rama shkruan se vendimi është marrë për shkak të efektivitetit që kjo masë ka pasur, çka dëshmohet nga renditja e Shqipërisë në krye të klasifikimit për numrin e ulët të infektimeve të reja në Europë dhe se progresi nuk duhet të na bëjë optimistë.

    “Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!”- ka shkruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!