×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për sot

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 8:15

    Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura të cilat herë pas here sjellin reshje shiu e dëbore dominojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Mesdita dhe kryesisht mbrëmja sjellin intesifikim të reshjeve në territor. Reshjet do jenë kryesisht shi për shkak të rritjes së temperaturave.


    Temperaturat e ajrit sërisht në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në 13°C.

    Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.

    Rajoni dhe Evropa

    Ishujt Britanikë dhe Europa Lindore paraqiten me kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas herëshme. NDERSA gjithë pjesa tjetër e kontinetit Europian mbetet me vranësira të dendura rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe reshje dëbore.

    Kosova

    Paraditja sjellë mot të vranët dhe reshje të izoluara në jugperëndim të Kosovës. Por mesdita sjellë intesifikim të reshjeve në të gjithë vendin.

    Maqedonia e Veriut

    Paraditja mbetet me vranësira të dendura dhe reshje të izluara ë zonat kufitare me shqipërinë . NDERSA mesdita dhe pasditja sjellin reshje shiu e dëbore në të gjithë MV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!