×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shënohet viktima e 12-të nga Coronavirusi në Shqipëri

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 22:37

    Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se është shënuar viktima e 12-të nga Coronavirusi në Shqipëri.


    Bëhet fjalë për një 82 vjeçare e cila po trajtohej në spitalin infektiv prej 5 ditësh.

    Sipas ministrisë 2 ditët e fundit gjendja e të moshuarës u rëndua së tepërmi edhe për shkak të sëmundjeve shoqëruese të saj.

    82 vjeçarja vuante nga Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale).

    Ndërkohë numri total i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 223 raste, në Shqipëri.

    Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    “COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 82-vjeçarja, viktima e 12 në Shqipëri

    Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

    82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19″.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!