×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me Pfizer, vendi pritet të marrë 500 mijë dozat e para të vaksinës

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 16:43

    Është nënshkruar marrëveshja me kompaninë Pfizer, për 500 mijë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.


    Lajmi është bërë i ditur nga ministri Arben Ahmetaj, nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka publikuar edhe foton e dokumentit të marrëveshjes së arritur, por nuk bëhet me dije se kur pritet të mbërrijnë dozat.

    Finalizimi i marrëveshjes me kompaninë Pfizer, vjen pas miratimit të marrëveshjes në Kuvend një ditë më parë, ku po ashtu iu dha autorizimi Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin e negociatave me kompani të tjera përveç Pfizer, për vaksinat që janë certifikuar nga FDA dhe EMA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!