×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sulmi me thikë në xhaminë e Tiranës, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 16:04

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një person ka plagosur me thikë 5 të tjerë.


    Deshmitë në vendin e ngjarjes tregojnë se 34-vjeçari ka bërë sjellje të pakontrolluara që në ambientet e jashtme, duke kanosur njerëz edhe në ambientet e një biznesi. Kjo pasi kishte plagosur 5 personat në ambientet e xhamisë në rrugën e Kavajës.

    Burime të Syri.net nga spitali Traumës thanë se deri më tani 5 te plagosurit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas mjekëve ata po marrin mjekimin e nevojshëm.

    Reklamë

    Ndryshe, sot rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një qytetar është futur në ambientet e një xhamie dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me thikë 5 të tjerë.

    Policia ka arrestuar 34-vjeçarin e dyshuar, Rudolf Nikolli, nga Burreli, i cili është dërguar në stacionin policor në Tiranë.

    Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen hetimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!