×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dyshohet për 2 të plagosur

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 20:39

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së premtes në qytetin bregdetar të Durrësit, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.


    Ngjarja është regjistruar pranë zonës së Urës së Dajlanit, por ende nuk dihet dinamika e saj.

    Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit dhe njëri është më rëndë pasi ka marrë dëmtime në organet jetësore, ndërsa tjetri është plagosur në këmbë.

    Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!