×
  • Sport
  • Sport

    Anel Rashkaj pensionohet nga Kombëtarja e Kosovës

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 20:29

    Pas Atdhe Nuhiut, një tjetër futbollist i ka dhënë lamtumirën ekipit kombëtar të Kosovës.


    Bëhet fjalë për Anel Rashkajn, i cili sot është pensionuar nga Kombëtarja e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

    Përmes një videoje në Facebook, Rashkaj e dha lajmin që po largohet nga ekipi i Kosovës pas 12 viteve të kaluara.

    Ai ishte pjesë e Kosovës në periudha të ndryshme dhe ndër të parë që pranoi ftesën për të luajtur edhe kur “Dardanët” nuk ishin të pranuar në FIFA dhe UEFA.

    Ai në video tregoi se që nga mosha 7-vjeçare e ka pasë ëndërr të luajë për Kosovën.

    Rrugëtimi i Rashkajt me Kombëtaren e Kosovës filloi në vitin 2008.

    Ai është prej lojtarëve më të dashur nga tifozët, duke qenë gjithmonë i gatshëm të ndihmojë ekipin.

    Në fund, ai u bëri thirrje të gjithë lojtarëve kosovarë anembanë botës që të vijnë ta përfaqësojnë Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!