×
  • Sport
  • Sport

    Drogba zbulon fjalimin rrëqethës të Jose Mourinhos që e bindi atë të qëndronte në Chelsea

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 22:49

    Chelsea sot shënoi ditën kur kishte nënshkruar me sulmuesin legjendar, Didier Drogba.


    Londinezët e kishin transferuar Drogban në vitin 2004 nga klubi francez, Marseille për një shumë në atë kohë e lartë, 24 milionë funte, shkruan Reporteri.net

    Me t’u transferuar në ‘Stamford Bridge’, Drogba nuk ishte ndier komod, pasi i mungonte klubi ku u zbulua si futbollist.

    Ai ka zbuluar se pas vetëm një sezoni të kaluar në klubin e Chelseat, planifikonte që në fund të sezonit të largohej, mirëpo ishte Jose Mourinho ai që i kishte ndryshuar mendjen.

    “Ishte një kohë gjatë sezonit tim të parë kur unë nuk ndihesha komod, që nënkuptonte duhej të kthehesha tek Marseille, të bëhesha sulmuesi i vetëm me ekipin që luante për mua.

    “Pastaj unë e dëgjova Mourinhon të thoshte diçka shumë interesante tek unë dhe ekipi. Ai po fliste për lojtarët. Ai po thoshte, “E di, nëse dëshiron të jesh i vetmi mbret, atëherë kthehu tek ekipi ku ishe duke luajtur dhe duke shënuar. Kthehu atje.

    “Por këtu, janë 22 mbretër. Kështu që duhet ta pranosh, bashkëpuno, ose shko – kthehu atje nga ke ardhur dhe bëhu mbreti i vetëm ku gjithkush është pas teje’.

    Unë e kuptova këtë. Për mua, kjo ishte sfida që unë e prisja dhe e kisha bërë më herët me Marseillën. Tani kisha ardhur tek një ekip ku edhe mbrojtësit kishin shënuar 10-15 gola në sezon. Papritmas mendova, ‘Woow, ku është vendi im këtu?’

    “E dija se duhet të përmirësohesha dhe kjo ishte se çfarë më sfidoi mua dhe u bëra lojtari që isha”, ka thënë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!