×
  • Sport
  • Sport

    Ferguson akuzohet se kurdisi një ndeshje të Manchester Unitedin për një orë Rolex me vlerë prej 30 mijë euro

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 10:46

    Ish-trajneri i Manchester United, Alex Ferguson akuzohet se ka trukuar një ndeshje në Ligën e Kampionëve falë bashkëpunimit me një menaxher futbolli, i cili si shpërblim i dhuroi atij një orë Rolex me vlerë 30 mijë funte


    Kjo gjë u zbulua gjatë një procesi gjyqësor në “Southëard Crown Court”, ku agjenti i italian, Giuseppe Pagliara, po gjykohet për ryshfet, shkruan Reporteri.net

    Pagliara tani 64 vjeçar e bëri këtë zbulim gjatë një bisede të regjistruar në fshehtësi. Agjenti italian gjithashtu i ka thënë reporterit se Ferguson ka punuar me agjentë të ndryshëm futbollit dhe ka përfituar para nga disa marrëveshje të transferimit të lojtarëve të ndryshëm.
    Rezultate imazhesh për Pagliara fergusonProkurori Brian O’Neill, i cili hapi gjyqin të enjten, u shpreh se emrat e personave në fjalë kishin dalë gjatë një hetimi të gjerë të tabloidit anglez “Telegrafit”.

    Për afera korruptive përmendet edhe emri i ish-trajnerit të Anglisë, Sam Allardyce.

    Prokurori O’Neil në seancë ishte pyetur nga gazetari i “Mirror” se si u përmend këtu emri i Fergusonit, ndërsa dha këtë sqarim:

    “Në përfundimit të takimit me reporterin Pagliara filloi të fliste për atë që mund të quhet edhe si kritikë ndaj Sir Alex Ferguson, duke e akuzuar atë se kishte bashkëpunuar me Pagliaran për të fiksuar rezultatin e një ndeshjeje futbolli me Juventusin në Ligën e Kampionëve, një klub me të cilin ishte lidhur Pagliara. Agjenti italian e kishte falënderuar atë me një orë të shkëlqyer Rolex me vlerë 30 000 paundë. Pagliara vazhdoi ta akuzonte Sir Alex Fergusonin se kishte marrë para edhe për marrëveshjet e transferimeve të futbollistëve. Ai pretendoi se e kishte paguar Ferguson edhe më parë,” tha O’Neal. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!