×
  • Sport
  • Sport

    “Jetë a vdekje”, Argjentina e synon fitoren kundër Meksikës për kalim tutje, dalin formacionet zyrtare

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 19:52

    Argjentina dhe Meksika do të përballen sonte mesvete, në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit C në Kupën e Botës “Katar 2022”.

    Të dy kombëtaret synojnë fitoren e parë në këtë takim.

    Argjentina vjen pas humbjes 2:1 nga Arabia Saudite, kurse Meksika pas barazimit pa gola me Poloninë.

    Sa i përket përballjeve direkte mes Argjentinës dhe Meksikës, statistika më të mira kanë argjentinasit. Nga 31 përballje mes këtyre dy kombëtareve, Argjentina ka 15 fitore, 12 ndeshje kanë përfunduar baras dhe Meksika i ka vetëm 4 fitore.

    Njëjtë si Argjentina, edhe Meksikës i duhet kjo fitore pë t’i mbajtur gjallë shpresat për kalim tutje.

    Formacionet zyrtare:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!