×
  • Sport
  • Sport

    Joshua do të përballet me një ‘katastrofë’ edhe nëse e fiton rimeçin ndaj Ruiz

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 11:47

    Anthony Joshua vazhdon të mbetet ende lajm në mediat sportive për shkak të humbjes ndaj meksikanit Ruiz, humbje kjo e cila shokoi botën e boksit.


    Britaniku me këtë humbje, humbi edhe titujt e tij të boksit në kategorinë e rëndë, saktësisht ata të WBO, IBF, dhe WBA, shkruan Reporteri.net

    Por, ka qenë i shpejtë reagimi nga ana e Joshuas pasi menjëherë ka nënshkruar klauzolën e rimeçit e cila ishte e përfshirë në kontratën ndërmjet boksierëve.

    Mirëpo, për Joshuan nuk po vijnë ditë të mira, pasi edhe nëse fiton rimeçin ndaj meksikanit Ruiz, atë e pret një tjetër ‘katastrofë’ në ring.

    Bëhet fjalë për një duel me ukrainasin Oleksandr Usyk i cili nuk njeh për humbje në peshat e rënda.

    Ky takim është bërë obligativ nga kategoria e WBO-së, të cilët e kanë caktuar mandator ukrainasin për një përballje me Joshuan.

    Joshua dhe Ruiz do të takohen gjatë fundit të këtij viti dhe fituesi i këtij dueli do të duhet të përballet patjetër me ukrainasin i cili një herë mbante të katër titujt botërorë.

    Ndryshe, kampi i Joshuas thuhet të jetë i dëshpëruar nga ky vendim pasi janë duke pritur me padurim një përballje Wilder – Joshua, përballje kjo që do të unifikonte kampionin e boksit botërorë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!