×
  • Sport
  • Sport

    Napoli e ka seriozisht për Rashicën

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 14:07

    Ylli kosovar i Werder Bremenit është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane. Atë e duan në Gjermani, në Angli dhe në Itali.


    Milot Rashica vazhdon të ndiqet nga klubet e njohura evropiane, shkruan Gazeta Express.

    Ylli kosovar bëri paraqitje të shkëlqyeshme me Werder Bremenin në dy sezonet e fundit dhe kjo ka bërë që të bëhet objektiv i klubeve të mëdha.

    Sipas mediave italiane, së fundmi interesim për përfaqësuesin kosovar ka shfaqur Napoli.

    Klubi nga Serie A do ta rivalizojë Lazion, e cila po ashtu e pëlqen futbollistin ofanziv.

    Ndërkohë, Rashicën në Angli e duan Liverpooli dhe Aston Villa.

    Kurse, në Gjermani e pëlqejnë Borussia Dortmundi dhe Leipzigu.

    Rashica i ka realizuar 10 gola këtë sezon deri tash me Werder Bremenin, prej tyre 7 në Bundesligë.

    Në total, ish-futbollisti i Vitesses i ka realizuar 23 gola në 59 paraqitje me Werderin.

    Nga viti 2016, 23 vjeçari është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, me të cilën i ka zhvilluar 27 ndeshje dhe i ka realizuar 4 gola.

    Vlera e kartonit të Rashicës është 38 milionë euro, ndërsa ai ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022.

    Por, nëse Werderi bie nga Bundesliga, klubet e interesuara mund ta blejnë futbollistin vushtrrias për 18 milionë euro.

    Rashica është i gatshëm për një klub më të madh.

    Ai dëshiron të luajë rregullisht në Ligën e Kampionëve dhe përkrah yjeve të futbollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!