×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshjet e kombëtares, Salah merr lajmin e keq

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 8:13

    Lajmet e këqija godasin kombëtaren e Egjiptit.


    Sulmuesi i talentuar, Mohamed Salah nuk do të jetë i gatshëm për kombëtaren afrikane në dy takimet kualifikuese të Kupës së Kombeve, kundër Kenias dhe Comoros.

    Mësohet se 27-vjeçari ka pësuar një dëmtim në këmbë, çka e detyroi të lë fushën në minutën e 87-të në fitoren 3-1 përballë Manchester City.

    Salah u përplas në një duel me Fernandinho, teksa kombëtaja egjiptiane ka njoftuar mungesën e tij.

    “Dëmtimi ka nevojë për një periudhë të gjatë për t’u rikuperuar”, thuhet në një deklaratë të kombëtares afrikane.

    Duket se shkak i gjendjes fizike të rënduar të Salah është bërë një dëmtim i pësuar në fillim të tetorit, ku Liverpool përballej me Leicester City.

    Përplasja me Hamza Choudhury sipas gjasave i ka shkaktuar komplikacione.

    Gjithsesi, Salah pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në kampionat, atë të 23 nëntorit kundër Crystal Palace.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!