×
  • Sport
  • Sport

    Pamje: Guardiola e feston titullin duke kënduar dhe duke thithur cigare

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 11:06

    Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e festoi të hënën titullin e kampionit në Premierligë duke e shijuar cigaren derisa po këndonte i lumtur.


    Guardiola e fitoi titullin në Premierligë për herë të tretë me Cityn këtë sezon dhe e shijoi festën e titullit si asnjëherë më parë, raporton Gazeta Express.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich shihet duke u dëfryer dhe duke e shijuar skajshmërisht festën e titullit.

    Derisa po thithte cigaren, Guardiola e këndoi këngën “Don’t Look Back in Anger” nga grupi i Mançesterit, Oasis.

    Festa e spanjollit mund të zgjasë shumë këtë verë, pasi Manchester City është buzë fitimit të tripletës.

    Pasi e fitoi kupën e ligës dhe Premierligën, City mund ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve në finalen e 29 majit, kur të përballet me Chelsean në Porto.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!