×
  • Sport
  • Sport

    Portugalia fiton thellë ndaj Zvicrës, kualifikohet në çerekfinale

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 22:15

    Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

    Portugezët triumfuan 6:1 ndaj Zvicrës në 1/8 e finales, duke dominuar totalisht ndeshjen.

    Goncalo Ramos shënoi golin e parë në minutën e 17-të të ndeshjes.

    Në të 33-tën, Pepe dyfishoi epërsinë e ekipit të tij, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

    Në të dytën u shënuan edhe pesë gola.

    Fillimisht Goncalo Ramos shënoi në minutën e 51-të, kurse katër minuta më vonë Guerreiro e shënoi edhe golin e katërt.

    Akanji e shënoi golin e nderit për helvetikët në minutën e 58-të të ndeshjes.

    Goncalo Ramos e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 67-të.

    Krejt në fund, Rafael Leao shënoi për rezultatin 6:1.

    Ardon Jashari debutoi në këtë Botëror, kur u inkuadrua në minutën e 89-të të ndeshjes.

    Kësisoj, Portugalia në çerekfinale do të përballet me Marokun, i cili e mposhti Spanjën pas ekzekutimit të penalltive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!