×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo iu ofrua Interit dhe Milanit, të dy e refuzuan

    Reporteri
    14 Gusht 2022 | 12:43

    Cristiano Ronaldo raportohet se i është ofruar edhe dy klubeve të mëdha italiane, Interit dhe Milanit.

    Por, të dy klubet patën përgjigje negative, duke i refuzuar shërbimet e yllit portugez.

    Gazetari Tancredi Palmeri raporton se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ia ofroi 37-vjeçarin dy ekipeve të qytetit të Milanos, por asnjëra nuk pranoi.

    Ronaldo momentalisht është me Manchester Unitedin, në vitin e fundit të kontratës, por po kërkon një largim të menjëhershëm nga aty.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!