×
  • Sport
  • Sport

    Salah çuditë, tregon se çfarë biseduan me bashkëlojtarët pas pjesë së parë

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 19:49

    Mo Salah padyshim se ishte njeriu meritor për fitoren e Liverpoolit sonte ndaj Manchester United në ‘Old Trafford’.

    Salah shënoi ‘hat-trick’ në këtë përballje, ku gola shënuan edhe Keita e Jota për të vulosur fitoren e Liverpoolit në 0:5.

    Pas ndeshjes foli edhe Salah i cili tregoi se çfarë folën me bashkëlojtarët pas pjesë së pare në zhveshtore.

    “Ne përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje dhe përpiqemi të fitojmë titullin. Ne duhet të luajmë për të fituar gjithçka. E kemi në kokën tone që nga fillimi i sezonit, ne duhet të fitojmë Premier League dhe shpresojmë që të shkojmë për këtë.

    “Pas pjesës së parë, ne po flisnim në dhomën e zhveshjes për të vazhduar dhe për të shënuar sa më shumë që mundëm”, tha Salah.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!