×
  • Sport
  • Sport

    Sot përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 8:56

    Këtë të premte në ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë, do të organizohet ceremonia zyrtare e përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit.


    Ceremonia e përurimit të shtatores organizohet në ditëlindjen e 61-të të Legjendës së futbollit të Kosovës.

    I pranishëm pritet të jetë kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit.

    Në fund të kësaj ceremonie, FFK-ja në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka organizuar një turne futbolli ku do të marrin pjesë futbollistët veteranë të Llapit, Prishtinës, të Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!