×
  • Sport
  • Sport

    UEFA për rastin e Superligës: Do ta mbrojmë fuqishëm pozicionin tonë

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 15:38

    Gykata e Madridit i ka bërë pyetje Gjykatës Evropaine lidhur me ligjshmërinë e Superligës Evropiane.


    Gjykata tani duhet të jape interpretimin e ligjeve në këtë procedure se a është legjitime krijimi i Superligës apo jo.

    Gjykata gjithshtu do të tregojë nëse UEFA dhe FIFA kanë abuzuar me pozicionin e tyre dominues në kontrollimin e të drejtave televizive dhe organizimin e kompeticioneve.

    UEFA doli me një njoftim në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter duke thënë se do ta mbrojnë fuqishëm pozicionin e saj.

    “UEFA e ka dërguar vendimin e tyre në Gjykatë Evropiane të Drejtësisë për anëtaret e Superligës Evropiane edhe për ato nëntë klube që u tërhoqën. UEFA është e sigurt në pozicionin e saj dhe do ta mbrojë atë me forcë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!