×
  • Sport
  • Sport

    Van Dijk: Është zhgënjyese nëse e festojmë titullin pa tifozë

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 10:54

    Koronavirusi ka trazuar shumë klube të mëdha në botë, madje edhe Liverpoolin që tashmë është gati të shpallet kampion i Premierligës pas 30 vitesh.


    Kështu, Premierliga ka pezulluar kampionati deri me 4 prill, kjo për shkak të përhapjes së koronavirusit, por ajo se çfarë e shqetëson mbrojtësin e Liverpoolit, Van Dijk është fakti se titullin do ta festojnë pa tifozë, shkruan Reporteri.net.

    “Nëse e fitojmë titullin pa tifozë, unë do të jem i zhgënjyer për ta,” tha Van Dijk.

    “Natyrisht nëse nuk ka tifozë në Anfield, atëherë do të jetë pak goditje, askush nuk dëshiron të luajë pa tifozë. Ne duam ta festojmë titullin me tifozë, ky është mesazhi im”, përfundoi gjiganti holandez.

     

    Kujtojmë se tifozët e Liverpoolit njihen për atmosferen e tyre që e krijojnë, dhe si duket rrugët e Liverpoolit nuk do të mbyushën kësaj radhe./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!