×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova ironizon me pritjen në aeroport: “No comment, Majlinda proud of you”

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 21:56

    Pritja në aeroportin “Adem Jashari”, ku disa vajza i prisnin me lule lojtarët e Kombëtares së Anglisë, ka ngjallur reagime të shumta, nga politikanë e deri te sportistë.


    Së fundmi në një postim para se ta fshinte shpejt, ka reaguar edhe futbollisti Edon Zhegrova, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka postuar në profilin e tij në Instagram një fotografi të kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendit, duke e krahasuar pritjen e atëhershëm të Majlindës, me atë të futbollistëve anglezë.

    “No comment. Majlind proud of you” shkruan Zhegrova.

    Në fotografinë që Zhegrova shumë shpejt e fshiu,  shihet xhudistja jonë në aeroportin e Prishtinës, pa pritje ceremoniale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!