×
  • Lajme
  • Botë

    76-vjeçari lirohet nga spitali pas 306 ditëve ‘luftë’ me coronavirusin, 67 prej tyre i kaloi në respirator

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 20:31

    Avokati i pensionuar Jeffrey Woolf është kthyer në shtëpi pasi i kaloi 306 ditë në spitalin që ishte vendosur në javët e para të pandemisë – pasi që ishte zbuluar se është infektuar me coronavirus.


    Besohet se ky britanik 74-vjeç, ka kaluar kohën më të gjatë në spital gjatë procesit të shërimit nga COVID-19.

    Ai në një moment ka qenë aq në gjendje të rëndë shëndetësore sa që mjekët i telefonuan djemve të tij që të përshëndeten me të, megjithatë ai është zgjuar në mënyrë të befasishme në korrik të vitit të kaluar.

    E pasi u lirua nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, është dërguar për shërim në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me coronavirus që i ka shkaktuar paralizën e pjesshme të trupit.

    “Personeli mjekësor në të dy spitalet ka qenë i mrekullueshëm, Jam i lumtur që po kthehem në shtëpi pas një kohe të gjatë. Për mua kjo ditë edhe e ngjashme me atë të lirisë. Ta dini që më së shumti po i gëzohem patatinave dhe specialiteteve të mia të preferuara”, ka deklaruar Ëolf.

    Si avokat i pensionuar ka qenë jashtëzakonisht aktiv, ka ushtruar dhe ka pasur një sërë hobish dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore.

    E infektimi me COVID-19 i tregoi anën e errët, kështu mjekët fillimisht u thanë fëmijëve të tij se bëhet fjalë për meningjit.

    Faza e parë e shërimit të tij ka zgjatur 127 ditë, ku 67 prej tyre i kaloi në respirator. E nga spitali është përcjell me duartrokitje, ku më pas është dërguar për rehabilitim në neurologji. Në rehabilitim i kaloi 179 ditë tjera, kurse dje është liruar në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!