×
  • Lajme
  • Botë

    Aksidentohet autobusi, vdesin 35 turistë të huaj

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 10:40

    Të paktën 35 turistë të huaj kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur kur një autobus u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë pranë qytetit të shenjtë mysliman të Medinës.


    Autobusi po transportonte 39 pelegrinë nga vendet aziatike dhe arabe.

    Saudi Press Agency tha se ndodhi rreth orës lokale 07:00 në rrugën që lidh Mekën me qytetin e Medinës.

    Të plagosurit janë transferuar në Spitalin Al-Hamna. Ndërsa policia ka nisur një hetim për ngjarjen.

    Një ngjarje e ngjashme është regjistruar rreth 1 vit më parë.

    Katër pelegrinë britanikë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në Arabinë Saudite kur autobusi i tyre u përplas me një cisternë karburanti në prill të vitit 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!