Arrestohet nëna, varrosi të gjallë vajzën e porsalindur

Një nënë është arrestuar nën dyshimet se ka varrosur të gjallë vajzën e saj pak pas lindjes.

24 vjeçarja varrosi fëmijën në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Lipetskoe në distriktin Podilskyi në jug të Ukrainës.

Sipas policisë, nëna solli në jetë në shtëpi një vajzë të shëndetshme me peshë prej 4.2 kilogramësh.

Menjëherë pas lindjes, nëna i vendosi asaj në kokë një qese plastike që të mos i shihte fytyrën.

Pas kësaj, gruaja i këputi kërthizën duke e vendosur vajzën në një qese tjetër plastike.

E mori me vete qesen e plastikës me të porsalindurën dhe doli në oborr ku edhe e varrosi të gjallë vajzën.

Motra e saj e cila jetonte në të njëjtën lagje, një orë pas ngjarjes shkoi për të vizituar atë dhe e gjeti me temperaturë dhe dhimbje barku. Po motra e thirri policinë.

Nëna u dërgua në spital për tretman mjekësor.

Ajo tentoi t’i mashtronte mjekët duke u thënë se ishte gjashtë muajshe shtatzënë dhe se kishte kaluar një abort.

Por ekzaminimi mjekësor tregoi se ajo kishte kaluar shtatzëni të plotë. Kjo bëri që ajo të rrëfente gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Gruaja e cila ka një djalë 18 muajsh, është akuzuar për vrasje me paramendim dhe është arrestuar.

Ajo përballet me pesë vjet burg nëse shpallet e fajshme.